E Shtunë, 31 Tetor 2026

ALBtelecom: Jemi ne rregull me ligjin

Kompania ALBtelecom ka reaguar dje ne lidhje me nje shkrim te botuar ne numrin e dates 17 Janar 2011, te se perditshmes shqiptare "Shekulli", ku jane hedhur disa pretendime rreth kesaj kompanie. Keshtu, ALBtelecom dhe Grupi "Calik", i cili ushtron aktivitetin ne Shqiperi hedhin poshte pretendimet e ngritura dhe i cilesojne ato si te paverteta dhe te pabaza. "Qe nga perfundimi i procesit te privatizimit dhe deri me sot, ALBtelecom ka vepruar konform te gjithe legjislacionit ne fuqi, te gjithe aktivitetin e saj si kompani e ka zhvilluar konform te gjitha ligjeve te Republikes se Shqiperise. Kompania jone, marredheniet me te gjitha instancat dhe institucionet shteterore, ne cdo rast i ka ndertuar ne perputhje te plote me ligjin dhe do te vazhdojne te jene te tilla edhe ne te ardhmen", thuhet ne reagimin e kesaj kompanie. Ne lidhje me letren e hapur te ish-ministrit te Ekonomise, Dritan Prifti te botuar ne te perditshmen "Shekulli", ALBtelecom sqaron se: "Per rregullimin e tarifave te ALBtelecom, nga ana e AKEP eshte marre konsulenca e nje kompanie nderkombetare. AKEP, ne vitin 2008 nepermjet nje tenderi nderkombetar ka nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi me kompanine polake, "Price Waterhouse Coopers". Sipas raportit te hartuar nga kjo kompani, bazuar ne Modelin Nderkombetar te Kostove, cmimet fikse mujore te aplikuara nga ALBtelecom kane rezultuar nen kosto. "AKEP, kerkimin ne fjale e ka hapur per nje "diskutim publik" dhe ne kontekst duke e gjetur si te drejte, ka marre vendimin per rritjen e Tarifes Fikse Mujore", thuhet ne reagim. Sipas ketij te fundit, Tarifa Fikse Mujore e aplikuar aktualisht nga ALBtelecom eshte 44 % me e ulet se mesatarja e vendeve te rajonit dhe 74% me e ulet se mesatarja e vendeve te Bashkimit Evropian. Grafiku i meposhtem eshte shkeputur nga nje studim i pergatitur nga "Cullen International" me financimin e Komisionit Evropian dhe i publikuar ne muajin dhjetor 2010, te cilit i referohen edhe institucionet rregullatore te rajonit. "ALBtelecom eshte nje institucion i respektuar. Pretendimet ne lidhje me kompanine tone jane totalisht te pabaza dhe te paverteta. Per kete arsye, ne lidhje me kete ceshtje ALBtelecom, rezervon te drejten per te ndjekur cdo hap ligjor", vijon reagimi, duke perfunduar se "Me perfundimin e procesit te privatizimit dhe ne vazhdim, ALBtelecom ka punuar dhe vazhdon te punoje me te gjitha energjite per te ofruar sherbime te reja dhe lehtesuese per te gjithe abonentet e saj".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›