E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Tre anetare, rrezik perjashtimi

Rozeta Rapushi
Tre anetaret e zgjedhur nga opozita ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve qe prej 12 janarit nuk po marrin pjese ne mbledhje, rrezikojne "perjashtimin", ne rast se mungesa eshte pa arsye. Kjo pasi Kodi Zgjedhor, e percakton qarte se mungesa pa arsye ne me shume se dy mbledhje radhazi ne KQZ te anetareve, eshte shkak per nderprerjen para kohe te mandatit te tyre. Tre anetaret e zgjedhur me propozim te opozites ne Kuvend, prej 12 janarit, nuk marrin pjese ne mbledhje dhe e njejta gje ndodhi diten e djeshme, duke e cuar ne tre numrin e mbledhjeve ku nuk marrin pjese. Per te marre vesh se c'po ndodh, kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani u ka derguar nga nje leter te tre anetareve, duke kerkuar nje sqarim per mungesen e tyre te perseritur, e cila ne se eshte e pa justifikueshme, atehere mandati i tyre eshte realisht ne rrezik. "Mungesa e tyre duhet te jete nje mungese objektive, jo politike sepse ata nuk jane njerez politike, jane profesionale dhe kane te njejtin angazhim dhe detyrim per zgjedhjet e ardhshme, ashtu sic i kam une dhe pjesa tjeter e komisionit",-tha Ristani, ne pritje te pergjigjes se kolegeve bojkotues. Ndonese theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve funksionon edhe me kater anetare, kreu i KQZ-se, beri te qarte se procedurat ne te tilla raste, ne rast te vijimit te mungeses nga tre anetaret e tjere, jane te parashikuara ne ligj dhe nuk e pengojne punen e KQZ. Nje prej anetareve te KQZ-se, Hysen Osmani, u shpreh se Pandeli Varfi, eshte i semure, ndaj po vijon te mungoje ne mbledhje, ndonese per dy anetaret e tjere, nuk ka ndonje justifikim. "Ne duhet te na japin nje shpjegim perse mungojne koleget. Une e di per zotin Varfi qe eshte i semure dhe une i uroj sherim te shpejte, por dy koleget e tjere, aktualisht nuk e di pse mungojne dhe mund te them qe eshte shkelur Kodi Zgjedhor, konkretisht neni 18",-tha Osmani. Ne varesi te pergjigjes se tre anetareve mbi mungesat e kryera, KQZ do te procedoje me pas me ta. Sipas nenit 18 te Kodit Zgjedhor, nderprerja para kohe e mandatit te anetarit te KQZ-se, nder te tjera kryhet edhe ne se ai mungon pa shkaqe te arsyeshme, ne dy mbledhje radhazi te KQZ-se, ose ne periudhe zgjedhore per me shume se 5 dite. Ne fakt, tre anetaret e zgjedhur nga opozita, e kane prekur kete nen te Kodit Zgjedhor, sepse ata mungojne ne mbledhjet e komisionit qe nga 12 janari dhe per tre mbledhje radhazi. Tashme, KQZ po pret pergjigjen e tyre per te marre ne diskutim dhe shqyrtim mungesat e kryera ne KQZ.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›