Berisha: "Reforme per mbrojtjen e mjedisit"
Kryeministri mblodhi dje Task-Forcen per Mjedisin, e cila shqyrtoi tre projektligje te rendesishme per mbrojtjen e mjedisit, per vleresimin e ndikimit ne mjedis dhe per lejet mjedisore. "Keto ligje respektojne te gjitha arritjet e vendit ne fushen e licencimit dhe lejeve. Ndaj ekziston mendimi i pergjithshem qe sportel per te gjitha keto duhet te jete Qendra Kombetare e Lejeve dhe Licencave, hap ky i domosdoshem per te rritur transparencen e procesit", u shpreh kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, kjo reforme eshte nje nga reformat me te rendesishme e realizuar ne lehtesimin e biznesit dhe njekohesisht luften kunder korrupsionit. "Ne cdo procedure qellimi yne i prere duhet te jete lufta kunder korrupsionit dhe kjo lufte behet mbi te gjitha e para se gjithash me transparence, me procedura. Ndaj te shqyrtojme problematikat e adresimit te lejeve mjedisore ne Qendren Kombetare te Lejeve dhe Licencave si sportel hyres", u shpreh ai.