E Diel, 1 Nëntor 2026

ALUIZNI ne Kukes afat muaji tetor per kalimin e pronesise

Agjencia e Legalizimit e Qarkut te Kukesit brenda muajit tetor te ketij viti do te mbylle te gjithe procesin e kalimit te pronesise per tokat ndertimore ne te tre bashkite e qarkut Kukes Krume dhe Bajram Curri. Sipas ketij dikasteri deri tani eshte punuar ne plotesimin e dosjeve te ketyre parcelave ndertimore te cilat do ti dergohen per miratim Keshillit te Ministrave ne menyre qe pas kesaj pronaret e banesave te ngritura ne keto toka te marin certifikaten e pronesise apo lejen e legazimit per objektin e ndertuar para vitit 2007.

Kemi rreth 2 mije objekte ne legalizim dhe mund te them qe nga keto 475 parcela ndertimore kane kaluar me VKM pra kane marre miratimin per kalim pronesi. U bej thirrje qytetareve parcelat ndertimore te te cilave kane kaluar ne VKM qe te drejtohen prane zyrave te ALUIZNI-t dhe te terheqin formularet e pagesave ne menyre qe tI hapin rruge lidhjes se kontrates dhe dergimit te dosjes per leje legalizimi tha Rushit Gashi drejtor i ALUIZN-it Kukes

Deri tani nga ALUIZNI jane dhene 42 leje legalizimi si dhe jane derguar edhe 45 dosje te tjera. Per kalim pronesie me vendim te Keshillit te Ministrave jane derguar 18 dosje ndersa jane ne perfundim e siper 62 te tjera. I gjithe Qarku i Kukesit numeron rreth 2000 objekte parcelat ndertimore te te cilave do perfundojne procesin e legalizimit ne te gjitha njesite vendore.

Flutura Tota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›