E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukes rritet interesi per ekonomikun

Kete vit akademik do te ulen ne auditoret e Fakultetit Ekonomik te Universitetit te Tiranes dega Kukes 230 studente te rinj deget me te preferuara te te cileve jane Administrim- Biznes Infermjeri e pergjithshme dhe Gjuhe e Huaj. Sipas pergjegjesit te ketij Filiali Mexhit Hajdari kete vit eshte verejtur nje interesim me i madh i sutudenteve dhe eshte shtuar stafi akademik.

Stafi akademik qe eshte ne dispozicion per kete vit mesimor eshhte plotesisht I mjaftueshem. Rritja e numrit te studenteve eshte shoqeruar me rritjen e numrit te pedagogeve ne filialinj tone te cilet jane ne procesin e konkurimit perzgjedhjes se tyre sipas ligjit te Arsimit te Larte tha Hajdari.

Por edhe ne kete vit mesimi do realizohet me turne per shkak te mungeses se ambjenteve. Eumlshte e nevojshme qe te marrim nje ambjent shtese dhe kemi siguruar tashme kete ambjent ne bashkepunim me bashkine e Kuksit. Do te jete salla e Pallatit te Kultures ne katin e dyte salla e leksioneve. Me kete zgjidhje nuk do te kemi probleme mjedisesh duke patur ne konsiderate qe mesimi zhvillohet me dy turne tha Hajdari.

Fakulteti Ekonomik i Universitetit te Tiranes ne Kukes aktualisht ka rreth 700 studente dhe vit pas viti ky numer ka ardhur duke u shtuar te cilet vijne jo vetem nga Qarku i Kukesit dhe nga qarqet e perreth por edhe nga Kosova. Ky fakultet eshte hapur ne vitin 2006 fillimisht me degen Administrim- Biznes ndersa ne te ardhmen pritet te shtohen edhe dege te tjera.

Flutura Tota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›