E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Berisha ka frike nga djegia e fleteve

Kryetari Partise Socialiste Edi Rama ka komentuar deklaraten e shefit te qeverise Berisha per mos djegien e fleteve te votimit si nje veprim frikacak. Gjate turit te tij te takimeve ne baze kete here lideri i selise roze ishte ne Sarande ku akuzoi kryeministrin Berisha per vjedhje te zgjedhjeve te 28 qershorit.

Une hyj ne ata qe nuk besojne se Saliu do ti djegi fletet e votimit sepse une hyj nder ata qe e dine mire se Saliu nuk eshte trim por eshte frikacak. Vetem frikacaket jane te pafuqishem dhe te paafte per ta qeverisur drejt komunitetin apo popullin e tyre. Jane te pafuqishem apo te paafte per tu perballur me te verteten dhe jane ne gjendje te prodhojne perdite shpifje sharje genjeshtra si keto qe degjojme perdite. Kjo eshte nje marrezi qe Saliu nuk do ta beje jo se nuk eshte i marre por se eshte frikacak tha Rama.

Rama akuzoi me tej qeverine se edhe investimet qe ajo ka bere deri me tani kane qene te orientuara sipas tij drejt interesva klienteliste dhe jo ne te mire te zhvillimit te vendit ndersa sipas tij situata ekonomike ne vend eshte nje arsye e forte te protestuar dhe per te kerkuar largimine qeverise.

E sotmja eshte e rende por e nesermja do te jete edhe me e rende ne rast se ne nuk do te ngrihemi te protestojme edhe me me force ne rast se ne nuk do te vazhdojme edhe me me shume vendosmeri betejen tone per transparence duke kerkuar dhe realizuar largimin e qeverise se Sali Berishes sigurisht bashke me Sali Berishen tha Rama.

Se fundi Rama tha se pushtetaret po e trajtojne Shqiperine si nje placke per tu ndare ne mes tyre dhe kjo sipas tij funksionon nepermjet nje veprimtarie kriminale.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›