AMC, ekspozitë në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit

Në kuadër të ditës Botërore të mjedisit AMC ka mbështetur studentët e Akademisë së Arteve ne një ekpozitë. Në ambjentet e kombanisë AMC janë vendosur një sërë punimesh të përgatitura me materiale tërësisht të ricikluara. Mbetjet urbane si qelqi, plastika, fije metalike dhe letra ambalazhesh janë shndërruar nga këta studentë në silueta njerëzore dhe veshje dekorative.
Drejtori i Divizionit Operacional dhe Administrativ të AMC , Robert Wood , vuri në dukje masat e marra nga kompania për të plotësuar standartet nderkombëtare të mjedisit.
“Për të plotësuar standartet ndërkombëtare të mjedisit kompania AMC gjatë vitit 2011, ka pakësuar lëshimin e dioksidit të karbonit me 27%, ka ulur konsumin e letrës me 4%, gjithashtu ka pakësuar konsumin e karburantit dhe të energjisë elektrike me 1.4%”tha ai.
AMC ka ndërmarrë rreth dy vjet më parë nismën AMC-Green, e cila përmbledh angazhimin e saj më të mirë të mjedisit, i cili do të jetë i vazhdueshëm dhe rezultatet do jenë përherë më të prekshme .