E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikoliç: Problemet e Kosovës të zgjidhen me mjete paqësore

Presidenti serb Tomislav Nikoliç thotë se qeveria dhe të gjitha institucionet shtetërore duhet të bëjnë gjithshka të mundshme për të garantuar sigurinë dhe të drejtat e qytetarëve të Serbisë që jetojnë në veri të Kosovës. Në takimin me kryetarët e komunave ilegalë të veriut, Nikolic duket se ndryshoi qëndrim kundrejt Kosovës, ndërsa bëri thirrje se problemet duhen të zgjidhen me mjete paqësore dhe demokratike.
 

Sipas njoftimit zyrtar nga kabineti i Nikollic thuhet se presidenti serb ka ftuar përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës që të mos bien pre e provokimeve dhe të përmbahen nga aksionet e dhunshme ndaj pjesëtarëve të misioneve ndërkombëtare civile e ushtarake. Po sipas njoftimit Nikollic ka theksuar se gjatë zgjidhjes së problemit të Kosovës, duhet të arrihet konsensusi i të gjithë faktorëve relevantë politikë në Serbi dhe se të gjitha problemet duhet të zgjidhen ekskluzivisht me mjete paqësore dhe demokratike.

Sa i përket dokumenteve të dialogut Prishtinë-Beograd, të cilat presidenti I ri serb tha se do t`ua dorëzojë serbëve të Kosovës që të familjarizohen me përmbajtjen, kreu ilegal i komunës Zvecan, Dragisha Millovic, tha se shumë shpejt kjo gjë do të realizohet.
 

I pyetur nëse serbët do të vazhdojnë të bllokojnë lëvizjen e EULEX-it dhe nëse kjo u diskutua në takimin me presidentin e Serbisë, Milloviç tha se ajo nuk ishte një temë e bisedës, dhe se anëtarët e EULEX-it do të jetë në gjendje për të lëvizur lirisht kur ata provojnë të të jetë neutral ndaj statusit, siç është rasti i KFOR-it.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›