Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 1 person plagoset 1 tjetër

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Rinas, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave, njëra me targa shqiptare dhe tjetra me targa të huaja ka gjetur vdekjen një shtetas dhe është palgosur rëndë një tjetër. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe të zjarrfikseve, të cilat po punojnë për nxjerrjen nga makina të trupit të viktimës. Ndërkaq shtetasi i plagosur është transportuar drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.