E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC jep dhurata për spitalin Pediatrik

Kompania e telefonise celulare AMC ka dhuruar disa apartura për spitalin Pediatrik në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza".
Sipas drejtoreshës së repartit të onkohematologjisë Anila Godo kompania AMC ka dhuarar për këtë repart disa paisje të rëndësishme si panele oksigjeni dhe shiringa elektrike të cilat do ndihmojnë në trajtimin e fëmijëve me probleme.
Ndërkohë që përfaqësuesi i kompanisë AMC, ka shprehur kënaqësinë e tij për kontributin e dhënë.
Kompania AMC, ka bërë me dije se ky është vetëm fillimi i një fushatë për të ndihmuar fëmijët nëpërmjet kontributeve të tilla.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›