E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKU: Peshku shitet rrugeve, jashte cdo standardi

Inspektoret e Autoritetit Kombetar te Ushqimit ne bashkepunim edhe me Agjencine e Mbrojtjes se Konsumatorit prane Bashkise Tirane kane kryer dje nje inspektim tek tregu i hapur, i cili ndodhet ne rrugen “Don Bosko”. Nje problem shume i madh i cili u konstatua gjate inspektimit ishte shitja e peshkut jashte cdo lloj standardi apo kushti higjieno-sanitar. Deri ne momentin e mberritjes se inspektoreve ky produkt ushqimor shitej ne ene plastike te medha, te cilat ishin vendosur ne trotuar prane rruges kryesore. Nga ana tjeter disa nga problematikat te cilat u vune re ne total ne te gjithe tregun ishin: Subjektet nuk plotesonin asnje nga kushtet higjieno-sanitare per tregtimin e peshkut e te mishit, e zhvillonin aktivitetin e tyre te tregtimit te peshkut e te mishit ne ambient te hapur. Nga ana tjeter, pothuajse te gjithe subjektet nuk plotesonin asnje nga kushtet higjieno-sanitare per tregtimin e peshkut e te bulmetrave, si dhe nuk kishte lavaman me uje te rrjedhshem te ngrohte e te ftohte.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›