AMF Preferohet financimi afatshkurter

Sipas “Shqip”, për sa i takon numrit të transaksioneve, 98.73 për qind e gjithë transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të qeverisë u takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.
Deri në fund të vitit 2010, qeveria shqiptare kishte mundur të merrte nga bankat e nivelit të dytë dhe individët rreth 26 miliardë lekë përmes bonove të thesarit, me qëllim financimin e deficitit, që në total rezultoi 38 miliardë lekë.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të qeverisë për vitin 2010, të cilat flasin për një dominim të transaksioneve, “shlyerje e vlerës nominale në maturim” dhe “shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” përkatësisht me 46.39 për qind dhe 24.74 për qind kundrejt volumit të përgjithshëm.
Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 96.66 për qind të të gjithë transaksioneve në këtë treg, në raport me personat juridikë.