E Diel, 1 Nëntor 2026

ANALIZA TRONDITESE/ Makiaveli Berisha dhe Princi Basha duargjakosur lypin vota

Një vështrim në thellësi mbi ngjarjet e 21 Janarit për vrasjen e katër personave të pafajshëm nga Berisha e Basha

Nga Prof. Skënder Gjoni

Tremujori i parë i këtij viti ishte me plot ngjarje të trishtueshme e tragjike, ngjarje të cilat si për çudi tashmë në Shqipëri nuk po zbardhen por zvarriten dhe frenohen ndoshta me shpresën se do mund të zbehen e do të harrohen vetëkuptohet nga autorët dhe bashkëautorët. Ai që mundohet të harroj, të mbuloj apo të tjetërsoj krimin është pa dyshim dora vetë, autori i tyre.

Padyshim që vrasjet e 21 janarit janë akti më kriminal dhe i pastër i bërë nga z.Sali Berisha që nga viti 1991 e këtej në morinë e krimeve të tjera, e që nuk është rasti për t’i përmendur në këtë shkrim.

Do parashtroj e do komentoj disa arsyetime personale rreth këtij krimi të pastër shtetëror të rrallë e të paparë në Europën demokratike që nga koha e Musolinit dhe Hitlerit. Qëllimi im nuk është fort për të bindur shqiptarët e Shqipërisë, por më shumë këta të disaporës që jo rrallë herë më habisin me naivitetin e tyre duke më bërë pyetje dhe dërguar shkrime për shpjegime ma profesionale. Paraprakisht i kërkoj ndjesë lexuesit për ndonjë zgjatje e për disa detaje profesionale që për mua kanë nevojë të njihen nga të gjithë përpara se të krijojnë një ide sa më të saktë dhe mos ma keq, të kapen e t’i besojnë aksionit demagogjik e gënjeshtar që megjithëse i gatuar trashë- trashë nga Sali Berisha arrin të denigrojë naivët e të krijojë çoroditje, sadoqë problemi është fare i qartë.

Fshati që duket s’do kallauz, thonim herët, kur ishim pak ma të mençur, me sa duket dhe shumë ma të pastër. Para se ta filloj interpretimin e ngjarjes së parë në fjalë do i kujtoj lexuesit një thënie si formulë që e lexojnë në të gjitha fillimet e teksteve të kriminologjisë: krimi perfekt nuk ekziston. Edhe në raste krimesh shumë- shumë të menduara, syri i mprehët i hetuesit ekspert në kriminologji din të kapi gjithmonë një detaj ose të interpretoj një veprim që në studim të t’cilit kthehet në një provë të pakundërshtueshme. Të tilla, në rastin e 21 Janarit ka plotë. Provat direkte apo indirekte të zbuluara e të parashtruara qartësisht nuk të lënë mundësinë të bëhen as spekullime, as interpretime diametralisht të kundërta siç është tendenca aktuale.

Jo rrallë herë provat indirekte që gjithmonë si numër janë shumë herë më të mëdha sesa provat direkte bëhen shpesh më bindëse dhe më të fuqishme mbasi përmbajnë në vetvete shpjegimin dhe motivimin e fajësisë së kriminelit bazuar edhe mbi arsyetimin e çastit veprues, situatën mendore, gjendjen psikologjike para dhe pas krimit. Për një ekspert me eksperiencë çdo send, gjurmë, fjalë, arsyetim, gjendje, kthehet në një provë me vlerë akuzuese dhe bindëse.

Tragjedia e Gërdecit ishte një aksident tragjik që zbuloi një krim makabër shtetëror ku fatkeqësisht u vranë 26 vetë, ndërsa më 21 Janar kemi katër krime që janë vrasje me urdhër për të Vrarë, dhe fatkeqësisht jo për shkelje ligji, as për vetëmbrojtje. U vranë këta njerëz që, për fatin e tyre të keq me mënyrën e kryerjes së vrasjes provon pafajësinë e tyre. E thënë shkurt: mënyra si u vranë provon qartë se janë vrarë fare pafajshmërisht. Praktikisht viktimat fatkeqe u vranë sepse pikërisht në momentin fatal që vrasësi Llupo merrte shenjë mbi ata, pikërisht në atë çast ata ishin në gjëndje statike, të palëvizur mbi rreth pesë sekonda. E tepërt të shtoj se ishin shumë larg gardheve, zonave e kangjellave të gjoja rregulloreve të mbrojtjes siç na këndoi Kryeministri midis të tjerash të koduara me zona A,B,C etj….

Ka norma të koduara me imtësi të studiuara nga specialistë për sa i përket mënyrës dhe efektit të goditjes me armë. Ato që kanë bërë shkollë për këto punë i njohin mirë këto norma ushtarake apo kriminalistike. Të vrasësh një njeri nuk është punë e kollajtë. Ata që kanë marrë pjesë në luftë e dinë shumë mirë këtë veprim. Aq sa kollaj vritet njeriu aksidentalisht, aq me vështirësi vritet në luftë apo në aksion. Si në çdo gjë edhe në këtë veprim kryesore mbetet shkollimi specifik dhe eksperienca e madhe. Normalisht një qitës detyre apo qitës elite profesional duhet të stërvitet rreth 25-30 e ma tepër orë në javë. Kuptohet thjeshtë që një njeri i pa lëvizur qëllohet shumë më lehtë sesa një njeri në dinamikë. Ja disa të dhëna që më janë ngulitur në mendje edhe sot që shkruaj. Njeriun në pa lëvizje, një qitës mesatar, i stërvitur, e merr në shenjë për 3-5 sekonda duke e qëlluar për vdekje. Rasti kur një njeri vrapon me ritëm të rregullt dhe në një drejtim po ky qitës e merr në shenjë për afërsisht 7-10 sekonda, ndërsa një njeri që lëviz në mënyrë të çrregullt që ta marrësh në shenjë për ta vrarë për vdekje duhet ta shoqërosh për rreth 15 20 sekonda pa marrë frymë që të arrish të sinkronizohesh, duke shoqëruar lëvizjen e viktimës dhe në momentin e përputhjes së gjithë këtij kombinimi intuite, eksperience e dijesh të tërheqësh këmbëzën. Ky rast kërkon veç stërvitjes dhe talent të veçantë prandaj dhe plagosja me vrasjen janë në përpjesëtim 70% me 30% bazuar në statistika serioze kriminologjike.

Duke parë filmimet s’ka si të mos bëjë përshtypje vrasja e Veizit. Fatkeqi, duke qenë edhe disa metra larg portës e jashtë territorit as nuk i ka vajtur mendja që syri dhe dora vrastare e kriminelit Llupo e selektoi si më të kollajshëm për ta vrarë. Dhe e vrau. Kriminelit Llupo ia ka lehtësuar marrjen në shenjë edhe dera e zezë e hapur, e cila ishte po ashtu statike dhe nga pozicioni i vrasësit ishte paralel me Veizin e gjorë në projeksion fare afër tij, si të thuash e orientoi më mirë për ta vënë në shenjë. E them këtë sepse një njeri, qoftë statik e merr më kollaj në shenjë kur është afër një objekti po statik, paralel me të dhe me ngjyrë dalluese më mirë sesa kur viktima është krejt vetëm ose i rrethuar nga objekte të lëvizshme. Në procesin e qitjes pamja anësore orbitale ndihmon orientimin e pamjes kryesore. Po të ishte fjala për të mbrojtur territorin brenda kangjellave, krimineli Llupo duhet të kishte qëlluar një djalë të ri që nga lëvizjet aktive duhej të ishte rreth 20 vjeç. Ky djalë trim dhe kokë krisur siç e kemi parë shumë herë qëllonte me gurë vrasësin Llupo. Duel tepër i frikshëm. Llupo me skafandër komplete dhe me një automatik Pb5 – 9 mm dhe përballë tij i ziu djalë e qëllonte me gurë rreth 20 metër larg. Duel, të themi berishian. Të ishte për të mbrojtur territorin, Llupo mund ta inaktivizonte djalin e ri kokëkrisur me një breshëri të shkurtër këmbëve për 2 sekonda, siç duhet ta ketë rregullorja dikur e siç e kanë rregulloret e të gjithë botës sot. Është mjerim i demokracisë së Sali Berishës modeli i vrasjeve në 21 janar sepse edhe në kohën e diktaturës ushtarët e gardës në Bllok kur kishte raste që ndonjë këmbësor hynte në bllok urdhri ishte që të qëllohej nga këmbët fillimisht, pasi ti ishte bërë thirrja Ndal disa herë për t’u inaktivizuar. Dhe kështu ka ndodhur realisht në një rast kur dikush me biçikletë hyri në bllok, apo edhe kur një natë dikush si i dehur në vjeshtën e vitit 1978 tentoi të kalonte në thellësi të bllokut. Kurse sot automatikët e gardës qëllojnë direkt në trup njerëzish të pafajshëm.

***

Këtu qëndron e fshehta e problemit tonë. Urdhri ishte pa dyshim Vrisni dhe jo plagosini shkelësit nga këmbët, etj. Në momentin që vrasësi Llupo shenjonte fatkeqin Veizi, i cili në atë moment po vrojtonte me duar në xhepa provoni duke parë videon.. numëroni me ritmin e sekondave, 1-2-3-4-5, nuk do ta kaloni 4 sekondëshin, Veizi shembet i vdekur. Duke qenë me gjysëm apo çerek profili vrasësi Llupo ka marrë shenjë në gjoks. Sqarim: Njeriun po ta qëllosh nga përpara, ballas, po nuk i preke zem

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›