E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata publike është nën kërcënim!

E bën dhe Pollon me dhimbje koke

Nga Mustafa Nano

Po vërehet një presion i paparë ndaj atyre që janë pjesë e administratës publike. Vetëm mua më kanë ardhur në rrugë private disa informacione, sipas të cilave nga zyra elektorale e Lulzim Bashës (Basha, ky birbo rrezikzi me fytyrë të paqme nuk mund të bëjë sikur sdi gjë) marrin në telefon nëpunës të ndryshëm, dhe u thonë se duhet të paraqiten pranë kësaj zyre. Me sa duket, Berisha ka ndërruar strategji këtë herë. Për publikun ka gjuhën e shtruar e tonet e qeta, ndërsa nën rrogoz ka organizua fushatën e presioneve të forta. Kjo është pra ndyrësia e radhës e këtij kryeministri, i cili ka sy e faqe të dalë e të denoncojë bash këtë praktikë të nënvizuar dhe në raportin e OSBE/ODIHR. Mirëpo ky denoncim i Berishës duhet marrë po aq seriozisht sa pretendimi i tij se opozita ka zgjedhur rrugën e sharjeve, ne kemi rrugën tonë. E kuptoni? Gojëprishuri par excellence padit të tjerët për sharje, dhe organizatori e frymëzuesi i presioneve të ndyra ndaj punonjësve të administratës del e denoncon presionet. Opozita duhet të ftojë të gjithë punonjësit e administratës ta dekonspirojnë këtë praktikë. Por duhet tu ofrojë mbrojtje. Ndryshe, të gjithë do jenë të terrorizuar, ja, siç janë edhe ata që më kanë telefonuar mua. E kujt ia ka prerë mendja se në vitin 2011 do të ndodhte kjo gjë?

*respublica.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›