KQZ miraton qëndrat e votimit dhe vëzhguesit e 8 majit

Vëzhguesit ndërkombëtar pritet që të jenë të pranishëm në zgjedhjet vendore 2011.Komisioni Qëndror Zgjedhor miratoi në mbledhjen e radhës, vëzhgues të institucioneve ndërkombëtare të cilët do të merren me vëzhgimin e zgjedhjeve vendore të 8 majit.
Midis organizmave ndërkombëtare, OSBE-ODHIR ka qenë edhe institucioni me numrin më të madh të vëzhguesve dhe do të jenë 249 vëzhgues Shtetet e Bashkuara si dhe disa shtete të tjera.
Në rend dite në mbledhjen e radhës u miratuan edhe një sërë ambjentesh private të cilat do të përdoren si ambjenete private. Përsëri kjo pikë ngjalli debate midis përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe anëtarëve të komisionit. Komisioni miratoi qëndrat private dhe ktheu për shqyrtim disa prej ambjenteve që u kundërshtuan.