E Diel, 1 Nëntor 2026

ANEB: Janë detektuar gjurmë të grimcave radioaktive

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) me seli në Vjenë, thotë se janë detektuar nivele të ulëta të grimcave radioaktive në disa vende Evropiane, gjatë ditëve të kaluara, por burimi i emisionit është i panjohur.

Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara tha se “beson se nivelet aktuale të gjurmës së jodit-131, që janë matur, nuk paraqesin rrezik publik shëndetësor dhe nuk janë të shkaktuara nga incidenti bërthamor në Fukushima të Japonisë”.

Ndërkohë , Autoriteti i sigurisë atomike i Çekisë, tha se ka detektuar jod-131 radioktiv, në një numër të stacioneve të monitoruara, prej fundit të muajit tetor.

Ky autoritet ka thënë se kontaminimi, “në masa të mëdha”, ishte jashtë Republikës Çeke, dhe sipas informacioneve të tyre shkaku nuk ishte aksidenti në centralin e saj atomik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›