ANKARA – Erdogan: Turqia e gatshme për çdo lloj mbështetjeje për procesin e paqes Rusi-Ukrainë

ANKARA, 25 shkurt /ATSH-AA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shprehu mbështetjen e vendit të tij për procesin e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, përfshirë mikpritjen e negociatave mes dy vendeve.
”Duam që kjo luftë, që u ka kushtuar jetën qindra mijëra njerëzve dhe ka bërë që të dy vendet të paguajnë çmim të rëndë, të përfundojë tani”, tha Erdogan pas një takimi të kabinetit në Ankara.
”Qasja e përfundimit të luftës në tryezën e negociatave përputhet me politikën që Turqia ka ndjekur gjatë katër viteve të fundit”, theksoi ai.
”Vakumi që është shfaqur në demokracitë evropiane po mbushet nga demagogë të ekstremit të djathtë, siç u pa në zgjedhjet e fundit”, shtoi ai duke iu referuar zgjedhjeve të së dielës në Gjermani, ku partia e ekstremit të djathtë ”Alternativa për Gjermaninë” shënoi rritje./ a.jor.