E Shtunë, 31 Tetor 2026

AP: Presidenti i ri serb sjell luftë në Ballkan

Presidenti serb, Tomislav Nikoliç

Presidenti i ri nacionalist i Serbisë në më pak se një javë që kur mori detyrën, e ka goditur stabilitetin e brishtë të Ballkanit dhe ka vënë hije mbi politikat e tij pro-europiane, kështu shkruan në një analizë, agjencia e lajmeve, Associated Press.

Kjo agjenci, thotë se ish-aleati ultranacionalist i Slobodan Milosheviçit gjatë kohës së luftës, ka ngjallur tensione në rajonin e trazuar duke deklaruar se masakra e Srebrenicës, ku serbët e Bosnjës vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë, nuk ishte gjenocid, por një krim i rëndë.

Agjencia e lajmeve sjell në kujtesë edhe deklaratën tjetër të Nikoliçit se, Vukovari është qytet serb.

Këto deklarata kujtojnë epokën e luftës së viteve të 90, kur Millosheviçi nisi luftërat në Kroaci e Bosnjë për të krijuar një shtet pan-serb pas shpërbërjes së Jugosllavisë, thuhet në analizë.

Associated Press vëren se gjatë fushatës zgjedhore, Nikolliç ka thënë se, nga një ekstremist i krahut të djathtë është kthyer në një populist konservator që mbështet integrimin e Serbisë në BE.

Por, ringjallja e nacionalizmit, shkruan AP, ka lëshuar alarmin në rajon dhe mund ta nxjerrë nga binarët ofertën për anëtarësim të Serbisë në BE.

Gjatë inaugurimit të tij, Nikoliç u zotua për raporte të mira me Kroacinë e Bosnjën, por, përsëriti se Serbia duhet të braktisë ambiciet e anëtarësimit në BE dhe nuk do të heqë dorë nga Kosova.  /Associated Press/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›