E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, flet edhe Grossruck: Zgjedhja e presidentit në rrugë të mbarë, nuk ka krizë

Share

Gjithmonë kur mazhoranca dhe Berisha ndodhen në pozitë të vështirë, do të shfaqet zëvendëspresidenti i asamblesë parlamentare të OSBE, Wolfgang Grossruck. Këtë gjë e ka bërë edhe tashmë që kërkohet një president konsensual, ndërkohë që Berisha nuk pranon.

Ndërsa ka qenë në qytetin e Shkodrës,  Grossruck është shprehur se, zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë është në rrugë të mbarë dhe nuk mund të flitet për krizë.

Nuk është krizë. Është demokraci të diskutosh dhe të marrësh vendime dhe mendoj se Shqipëria është në rrugë të mbarë. Ka probleme të tilla dhe në Austri dhe në vende të tjera ku ka shumë kandidatë dhe duhet të zgjidhet mes tyre, ka vijuar më tej ai, ndërsa duke u ndalur tek kandidati i mazhorancës, Zaganjori, ka thënë se, nuk e njoh personalisht kandidatin Zaganjori, por mendoj se duke qenë se vjen nga Gjykata Kushtetuese është një ekspert i së drejtës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›