E Shtunë, 31 Tetor 2026

AP e OKB voton rezoluten e ndryshuar te Serbise per Kosoven

Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara ka miratuar projekt-rezoluten e perbashket te Bashkimit Evropian dhe Serbise per Kosoven. Seanca e Asamblese ka filluar me dy ore e gjysme vonese per shkak se Serbia kerkoi largimin e delegacionit te Kosoves nga salla. Delegacioni i Kosoves ka zhvilluar konsultime me ambasadoren e SHBA-se ne OKB Rozmari Di Karlo dhe eshte kthyer ne salle.

Dokumenti i ri mirepret gatishmerine e BE-se per te lehtesuar procesin e dialogut mes Serbise dhe Kosoves. Serbia ka hequr dore nga kerkesat per te denuar shpalljen e njeanshme te pavaresise se Kosoves dhe per rifillimin e bisedimeve per statusin. Por megjithekete ne paraqitje te rezolutes ministri i Jashtem Jeremic ka deklaruar se Republika e Serbise nuk e njeh dhe nuk do ta njohe shpalljen e njeanshme te pavaresise se Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›