E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blater kunder Holanda asnje qindarke Bajernit

Presidenti i FIFA-s Sep Blatter e ka bere te qarte pozicionin e tij per sa i perket debatit te demshperblimit mes Bajernit te Mynihut dhe Federates Holandeze te Futbollit. Te gjitha klubet i kane siguruar lojtaret e tyre te kombetareve - tha kreu i institucionit me te rendesishem te futbollit ne bote per gjermanen lsquoSport-Bild. Bajerni pretendon demshperblim por eshte shume vone. Nese FIFA do ti kishte siguruar vete lojtaret ne vend qe tu akordonte federatave dhe klubeve shumen e 45 milione dollareve atehere ne do te kishim me pak te ardhura. Por nje njeri nuk mund te kerkoje qumeshtin lopen dhe gruan ne te njejten kohe ndash shtoi me tej Blatter. Robben u demtua ne ndeshjen miqesore te Kombetares Holandeze me Hungarine perpara Kupes se Botes lsquoAfrike e Jugut 2010. Ai mungoi ne shumicen e ndeshjeve te tulipaneve ne turne ndersa ishte nje nga futbollistet me te mire te Holandes ne tri takimet e fundit. Bajerni ka kercenuar vazhdimisht se do ta hedhe ne gjyq Federaten Holandeze te Futbollit nese nuk do te paguante demin qe i eshte shkaktuar klubit nga mungesa e mesfushorit te djathte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›