AP në Sarandë, Dojaka: Ne nuk bëjmë show, ne jemi misionarë të çështjes çame
Aleanca popullore ka zhvilluar sot në Sarandë, Kuvendin e Madh Çam.
Në fjalën e tij në këtë kuvend, kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka u shpreh se ka ardhur koha e Çamërisë dhe se në kuvendin e ri edhe AP-ja do të ketë grupin e saj parlamentar.
Dojaka u shpreh gjithashtu se Aleanca Popullore nuk po bënë show, dhe se nuk janë grimierë të kauzës çame, por misionarë të saj.
Më në fund ka ardhur koha e Çamërisë. Ne do të kemi grupin tonë parlamentar në Kuvendin e ri. Ne nuk bëjmë show, nuk jemi grimierë të kauzës çame, por jemi misionarë të saj. Aleanca Popullore është e vendosur të marrë jo thjesht mandate por të marrë përgjegjësi historike për çështjen çame, u shpreh Dojaka.