APEK: Do të veprohet me vendosmëri për stabilizimin e sektorit financiar
Udhëheqësit e vendeve të APEK-ut ritheksuan sot zotimin e tyre për të marrë masa të menjëhershme për zgjidhjen e krizës globale financiare.
Të 21 udhëheqësit e vendeve të Azi-Paqësorit, APEK-ut që morën pjesë në takimin e zhvilluar në Lima të Perusë, e përfunduan konferencën me një deklaratë, ku thuhej se do të veprojnë "me vendosmëri"për stabilizimin e sektorëve financiarë.

Pjesëmarrësit u zotuan që për një vit, të mos i rrisin barrierat për tregtinë ndërkombëtare. Ata po ashtu premtuan se do të marrin masa për rigjallërimin e bisedimeve për tregtinë globale, të cilat dështuan në muajin korrik.
Kjo është hera e fundit që Presidenti Bush merr pjesë në takimin e APEK-ut, në postin e presidentit. Sot ai u takua me presidenti peruan Alan Garsia. Ndërsa dje, zoti Bushu takua me Presidentin rus Dmitri Medvedev, takimi i tyre i parë që nga pushtimi i Gjeorgjisë nga Rusia në muajin gusht.//lk