Nafta, çmime fiktive, por nuk mungon fajtori
Çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka rënë poshtë nivelit të 50-dollarëshit për fuçi dhe ky lajm ka gëzuar mjaft vende të botës, pasi nafta për konsumatorin dhe ekonominë po shitet më lirë. Shqipëria fatkeqësisht nuk mund të gëzohet, pasi nafta në treg ka vlera të pashpjegueshme me logjikën e ekonomisë së tregut. Para rreth tri-katër vitesh, kur nafta pësoi rritje drastike në bursa, kjo u reflektua menjëherë edhe në Shqipëri. Nafta tashmë ka tri muaj që ka pësuar ulje në bursa, por jo për konsumatorin dhe biznesin shqiptar. E çuditshmja në këtë situatë është se askush nuk mban përgjegjësinë. Shteti nuk vë gishtin askund, importuesit e mëdhenj hedhin fajin tek pikat e pakicës, këto pika ua hedhin fajin importuesve të mëdhenj, doganat thonë se i tatojmë në kohë reale me çmimet në bursë, Autoriteti i Konkurrencës ka muaj që nuk jep një konkluzion për këtë treg dhe për më tepër, Prokuroria nuk ka hapur ndonjëherë ndonjë hetim. Ankesa ka pasur edhe për thyerje të ligjit për momente të tjera, si cilësia e dobët, taksat e larta, kontrabanda etj. Hallka më e monitoruar është ajo mes importuesve të mëdhenj dhe Doganave, të cilat monitorojnë çmimin dhe vendosin tatimin. Por shkuarja e naftës nga importuesit e mëdhenj tek pikat e pakicës që tregtojnë, nuk është një hallkë e monitoruar. Tregtarët e pakicës thonë se importuesit e mëdhenj importojnë me çmime të lira aktualisht, por tregun e furnizojnë me naftën e depozitave të tyre, që e kanë blerë me çmime më të larta. Sipas tyre, kështu ata fitojnë më shumë dhe mbushin depozitat me naftë me çmime të lira. Importuesit e mëdhenj thonë se nuk mund të prekin rezervat e tyre, për shkak se ua ndalon ligji dhe fajin e hedhin tek pakica.
Çmimet
Gjatë kësaj jave, çmimet kanë qenë mesatarisht, 1 litër naftë me 125 lekë dhe 1 litër benzinë dhe 1 litër euro diezel me nga 130 lekë, duke pasuar uljen e fundit të muajit të kaluar me 5 lekë për litër. Çmimi i naftës në bursë është rreth 50 dollarë për fuçi. Mjafton të bësh një llogaritje dhe del që një litër naftë, blihet sot për 0.28 dollarë për litër, ose rreth 27 lekë. Mjafton t’i shtosh 20 për qind TVSH dhe rreth 40 deri në 50 lekë akcizë, çmimi nuk del më i madh se 85 ose 90 lekë. Kësaj vlere mjafton t’i shtosh edhe koston e transportit apo punës, por përsëri diferenca është e lartë. Një litër benzinë me taksa dhe blerjen fillestare nuk kalon 90 lekë për litër, por shitet 130 lekë për litër. Viktor Nushi, sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Hidrokarbureve, ka thënë se “fitimi për një importues nafte nuk është më i madh se 10 ose 12 lekë për litër”. Po në rast se e marrim të mirëqenë këtë shifër, një sasi prej 30 lekësh për litër nuk arrin të justifikohet qartë.
Premtimet
Shteti duket se po reagon por shpesh edhe në kundërshtim me vetveten. Kryeministri Sali Berisha, gjatë një emisioni televiziv, premtoi ndërhyrje. Ai tha se Autoriteti i Konkurrencës po bën një hetim mbi këtë treg, dhe në bazë të të dhënave do të merren edhe masat. Gjithsesi, Kryeministri e cilësoi si të papranueshme situatën aktuale. Por nga ana tjetër, ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, tha një konferencë për shtyp, se importuesit nuk kanë faj për këtë situatë. Sipas tij, çmimet nuk janë fiktive. Vetëm pak muaj më parë, ministri i Financave, Ridvan Bode, publikoi një udhëzim, sipas të cilit, “do të kontrolloheshin çmimet e naftës në treg. Sipas ministrit Bode, nafta tatohej në bazë të njësive që ajo shet. Me pak fjalë, në rast se rritet çmimi i lëndëve djegëse, skema e re e monitorimit e miratuar nga ministria, bënte të mundur që edhe tatimi të rritet për tregtarët e naftës, duke mos lejuar abuzimin me sasinë që deklaron. Kjo mënyrë u paraqit si e tillë e cila nuk lejonte që të abuzohej, si dhe nuk krijonte interes për grosistët e karburanteve që të rrisin çmimin apo ta ulin atë sipas interesave të momentit. “Kjo që ka bërë Ministria e Financave është në dobi të konsumatorëve. Në rast se rritet çmimi i naftës, atëherë do të ketë edhe penalizim”, - premtoi Bode në konferencën për shtyp të muajit gusht kur paraqiti shifrat e 7-mujorit të dikasterit të tij.
Luhatjet në bursa
Viti 2008 ka qenë viti më i luhatshëm për çmimin e naftës në tregun ndërkombëtar. Kështu, në bursa çmimi thyente çdo ditë rekordin e çmimit më të lartë në muajt qershor dhe korrik, duke arritur mbi 150 dollarë për fuçi, çmim ky më i larti i të gjitha kohërave, në historinë e tregtimit të karburanteve. Por, më vonë, çmimi nisi një ulje të lirë duke u kuotuar nën 110 dollarë në muajin shtator, çka rindezi shpresat për shmangien e një krize botërore. Vlen të theksohet se në shkurt të këtij viti çmimi i naftës në bursa ishte nën 90 dollarë dhe kriza nisi të ndihej kur nafta kaloi normën e 100 dollarëve për fuçi. Në Shqipëri në fillim të vitit nafta luhatej tek 120 lekë për litër në fillim viti, ndërkohë që aktualisht në treg të lirë gjatë muajve të verës, nafta shitej nga 160-165 lekë për litër, në çmimin më të madh të të gjitha kohërave për konsumatorin shqiptar.
Impakti
Çmimet e larta të karburanteve, krahas uljes së fuqisë blerëse të konsumatorëve shqiptarë, ndikon direkt në rritje dhe mirëqenien ekonomike. Një çmim më i ulët i naftës, bën të mundur që kostoja të jetë më e lirë për prodhuesit, i cili do të nxjerrë produkte më të lira dhe një mundësi për të rritur fuqinë e konsumatorëve për të blerë më shumë mallra. Vetë organizatat e biznesit prodhues kanë reaguar duke e cilësuar situatën aktuale si një abuzim “cilësinë dhe volumin në shitje të karburanteve është tjetër kosto shtesë mbi koston e përgjithshme të karburanteve që qarkullojnë në tregun shqiptar, kosto që edhe kështu paraqitet mjaft te renduar, duke pasur parasysh mungesën e qarte të elasticitetit të pasqyrimit të uljes së çmimit në tregjet botërore”. Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e organeve përkatëse. Hetimet e thelluara të filluara prej kohësh nga Autoriteti i Konkurrencës pritet të bëhen publike së shpejti, ndonëse drejtues të këtij institucioni janë të rezervuar në dhënien e opinioneve, duke respektuar fshehtësinë e procesit hetimor. Fillimi i këtyre hetimeve presupozon dyshime të bazuara mbi ngritjen e çmimeve në treg nga ana e importuesve, ndarje të tregut të brendshëm ndërmjet tyre, si dhe bashkëpunim në caktimin e çmimit të tregtimit me shumicë të naftës, duke siguruar fitime të pamerituara në dëm të konsumatorëve.
49.2 dollarë për fuçi nafte, raporton “Reuters”
Çmimi kap vlerën më të ulët në tri vite
Ekspertët parashikojnë ulje të mëtejshme
Agjencia prestigjioze “Reuters” raportoi dje se çmimi i naftës njohu një ulje me 1 për qind ditën e premte duke kapur çmimin 49.93 dollarëve në bursën e Nju Jorkut dhe 49.2 dollarëve në bursën e Londrës. Sipas kësaj agjencie, çmimi aktual është më i ulëti në tri vitet e fundit, ndërkohë që ekspertët ndërkombëtarë më të mirë parashikojnë ulje të mëtejshme të naftës, për shkak të krizës ndërkombëtare. Agjencia shkruan se ditën e enjte, çmimi u ul 7 për qind brenda ditës, i cili mund të krahasohej si shifër vetëm me majin e vitit 2005, kur çmimi u rrit deri në 147 dollarë për fuçi. Ngecja ekonomike e SHBA-së duket se është çelësi i kësaj uljeje drastike të çmimit të naftës, e shkaktuar edhe një vlerës të dollarit amerikan përkundrejt monedhave të tjera ndërkombëtare. Ndryshimi për çmimin e naftës u ndje më i fortë gjatë periudhës së forcimit të dollarit. Sipas “Reuters”, një dollar më i dobët e bën naftën më të lirë, por gjithçka vihet në dyshim, pasi shihen edhe lëvizjet e monedhave të tjera. Analisti Morgan tha të premten, se sipas tij, gjatë vitit 2009 pritet që prodhimi të ulet me 500 mijë fuçi në ditë, në mënyrë që të balancohet më tej ekonomia botërore. Anëtarët e OPEK-ut u mblodhën javën e kaluar në Kajro të Egjiptit, por ata nuk morën ndonjë vendim për të ulur prodhimin, në mënyrë që të ruajnë çmimet e larta. “Në Kajro ne nuk do të kemi të gjitha të dhënat e tregut”, - tha Presidenti i OPEK-ut, Chakib Khelil, i cili shtoi se “është e pamundur të marrim një vendim, derisa ne të shohim impaktet. Ky impakt nuk pëlqehet të mësohet përpara dhjetorit”. OPEK-u do të mblidhet sërish më 17 dhjetor në Oran të Algjerisë, ky pritet të merret një vendimin nga kjo organizatë në lidhje me uljen ose jo të prodhimit të naftës nga ana e tyre. Industritë kanë paralajmëruar se prodhimi i naftës do të bjerë me 1.22 milionë gjatë çdo dite të nëntorit. OPEK-u ra dakord që në muajin tetor të shkurtonte 1.5 milion fuçi në ditë nga prodhimi, i cili filloi që nga data 1 nëntor, por kjo lëvizje dështoi për të mbajtur në qëndrueshmëri çmimin e naftës në bursa.
Pasojat
DW, në një speciale të një dite më parë, paralajmëronte se ulja e çmimit të naftës do të ketë një kosto tjetër, ndaj dhe gëzimi për uljen e çmimit nuk duhet të jetë kaq entuziast. Fatih Birol, kryeekonomist pranë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, shpjegon përse çmimi në rënie është për të shqetësues: “Thuajse çdo ditë njoftohet për projekte të reja energjetike të cilat shtyhen, si për naftën ashtu edhe centralet elektrike. Ky është tani një problem i madh. Kur ekonomia botërore të rimarrë veten ashtu siç pritet në vitin 2010, edhe kërkesa për energji do të rritet. Por nëse projektet në fushën e energjetikës sot shtyhen, mund të përjetojmë një krizë furnizimi, e cila për nga dimensioni do të ishte edhe më e madhe nga sa parashikohet prej nesh. Çmimet atëherë do të ishin shumë më të larta nga ato që pamë në verë”. Me një çmim prej 50 dollarësh për fuçi disa investime thjesht nuk janë më rentabël. Sipas përllogaritjeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, janë të nevojshme më shumë dhe jo më pak investime. Sasia e naftës së nxjerrë në 800 fushat e naftës në botë sipas një studimi të kësaj agjencie bie çdo vit me 9 për qind. Vetëm për kompensimin e kësaj sasie, deri në vitin 2030, duhet të zbuloheshin dhe të viheshin në shfrytëzim katër Arabi Saudite të reja. Çdo ditë duhen investuar 1 miliard dollarë në fusha të reja nafte dhe rafineri. Ose 350 miliardë në vit. Ndoshta tingëllon paradoksale por faktet flasin vetë: sa më shumë të bjerë çmimi i naftës, sa më shumë të zgjasë faza e rënies, aq më keq për ne. Pas kësaj rënieje çmimi që po përjetojmë, kriza e ardhshme e naftës do të lërë në hije të gjitha ato që kemi njohur deri tani. Dhe çmimet e larta të verës së kaluar së shpejti do të na duken si okazione.