E Shtunë, 31 Tetor 2026

AQSHF feston 65-vjetorin e krijimit

AQSHF ka festuar sot 65-vjetorin e krijimit të saj. Një nga institucionet më të vjetra ka mbledhur artistë, ish punonjës, kolegë, bashkëpunëtorë miq të filmit. Drejtoresha e këtij institucioni Elvira Diamanti përmendi me tej sfidat e reja të cilat kërkojnë vëmendje për të sjellë në memorje xhirimet e e vjera.
Ministri i Kulturës Aldo Bumçi ka përshëndetur këtë aktivitet duke vlerësuar rëndësinë e Arkivit të filmit si një domosdoshmëri për të njohur kulturën e një vendi. Bumçi u shpreh se do të përkrahe këtë institucion në ruajtjen e vlerave të saj.
Pjesëmarrësit janë njohur më tej me një ekspozitë dhe materialet filmike rreth 30 min që janë shfaqur për herë të parë, të cilat datojnë që në vitin 1911 me rrethimin e Shkodrës e deri në vitet 2000.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›