E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mayer: S`ka dallime mes Tadiç e Nikolië për NATO-n dhe Kosovën

Analisti i pavarur politik amerikan, Stiven Majer, vlerëson se dy kandidatët presidencialë të Serbisë, Boris Tadiç dhe Tomisllav Nikoliç, nuk shprehin dallime të mëdha në qëndrimet e tyre politike dhe të çështjes sesi ata në të ardhmen do të silleshin ndaj çështjes kryesore të hyrjes në NATO dhe për Kosovën.
"Serbia në këtë moment duhet të shqyrtojë në mënyrë analitike, psh, hyrjen në BE, e cila për momentin ka disa probleme, ose anëtarësimin në NATO si dhe Kosovën", ka thënë Majer në një intervistë për "Zërin e Amerikës" në gjuhën serbe. Përsa u përket pohimeve të Tadiçit dhe Nikoliçit se nuk do të heqin dorë nga Kosova, Majer thotë se që të dy politikanët do të orvaten të harmonizojnë aspiratat lokale, përkatësisht kombëtare me atë që kërkon Brukseli dhe Uashingtoni. "Mënyra që të vazhdojë zgjidhja konstruktive e problemit të Kosovës është që komuniteti ndërkombëtar të angazhohet më pak, ndërsa Beogradi dhe Prishtina më tepër dhe në bisedimet direkte.
"ka 15 vjet që unë flas, në mënyrë që Serbia nuk do të mund ta kthejë tërë Kosovën, por Beogradi mund të marrë pjesën veriore të Kosovës dhe të mbrojë enklavat serbe dhe monumentet historike dhe fetare. Por, që të arrihet kjo, duhet patjetër të bëhet në mënyrë kreative dhe intelegjente", tha ndër të tjera Majer.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›