AQSHF merr pjesë në " Memorja e Ballkanit "
AQSHF do të jetë pjesë e “Memorjes së Ballkanit”. Nëpërmjet një projekti të ri Arkivi i Filmit do këtë mundësi të implementohen hapat e parë të një politike ambicioze në fushën e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kinematografike dhe audiovizuale në Ballkanin Perëndimor.
Një delegacion nga AQSHF do të jenë pjesë e këtij projekti, nga ku do ketë Seminare ekzekutive për të siguruar menaxherë arkivash me njohuritë dhe metodologjinë e duhur për dixhitalizimin dhe trajnime për aftësitë e profesionistëve, për vlerësimin e koleksioneve të tyre audiovizuale dhe filmike.
Zv. Minisri i kulturës shprehet se ky projekt, rreth 2 vjecar, nis në 1 qershor të këtij viti në Zagreb. Në të do lançohen një sërë konferencash të tjera, seminare, trajnime për profesionistët nga Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Serbia.
Ndërsa seminari për dixhitalizimin e arkivave audiovizuale dhe kinematografike do të mbahet në maj 2013 në Beograd dhe Konferenca finale do të jetë në korrik 2014 në Sarajevë dhe mbyll këtë fazë të parë të projektit.