ART padit OSHP’në
Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit, i pakënaqur me gjobën e aplikuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit prej 30 mijë eurosh për shkelje të procedurave ligjore të prokurimit për një tender në vlerë prej 850 mijë eurosh, ka bërë padi ndaj OSHP-së në Gjykatën Supreme të Kosovës, për ndalimin e ekzekutimit të këtij vendimi.
Zyrtarët e OSHP-së thonë se edhe përkundër ankesës së ART-së në Gjykatën Supreme, gjoba ndaj tyre nuk do të tërhiqet, por tashmë janë duke rivlerësuar edhe një herë çështjen e saj. Ata thonë se me këtë veprim, ART-ja vetëm mund ta shtyjë për një kohë të pacaktuar ekzekutimin e vendimit.
Ekrem Hoxha, drejtor i ART-së, i frustruar ndaj gjobës së aplikuar nga OSHP-ja, ka thënë se padia që është pranuar nga Gjykata Supreme e Kosovës ndaj OSHP-së, nënkupton se është meritore.