GDP-ja e Kinës, 9.5 për qind e botës
Nga Express më 26 mars 2011 në ora 22:48
Një raport i publikuar nga Agjencia kineze e Statistikave tregon se vëllimi i përgjithshëm i prodhimit të vendit (GDP-ja e Kinës) zë 9.5 për qind të GDP-së së mbarë planetit në vitin 2010.
Në vitin 2005, GDP-ja kineze, zinte vetëm 5 për qind.
Raporti gjithashtu tregon se gjatë planit të 11-të pesëvjeçar, GDP-ja e vitit 2010, e ngriti Kinën në vendin e dytë nga vendi i pestë që ishte në vitin 2005.