E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi do të vizitojë Hungarinë

Nga Express më 26 mars 2011 në ora 14:50

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me ftesë të kryetarit të Asamblesë Nacionale të Hungarisë, Laslo Kover, do të bëjë një vizitë zyrtare në Hungari nga data 28 deri më 31 mars.

Në delegacionin që do të udhëheqë kryekuvendari Krasniqi do të jenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së, Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri, si dhe shefi i kabinetit të kryekuvendarit, Mehmet Hajrizi e këshilltari Skënder Reçica.

Në kuadër të kësaj vizite, kryeparlamentari Krasniqi do të takohet me Laslo Kover, kryetari i Asamblesë Nacionale të Hungarisë, Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë, Zsolt Nemet, sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Riçard Horçik, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe Mihali Balla, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›