ASHAM-i nuk di se si do t’ia bëjë me Enciklopedinë e vjetër

Shkup, 25 gusht- Informacione konrtradiktore vazhdojnë të vijnë nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë edhe përkundër paralajmërimeve se Enciklopedia e vjetër e cila shkaktoi tronditje të mëdha në raportet ndëretnike në Maqedoni, redaksia e Enciklopedisë ende nuk ka pastruar me dilemat se çfarë duhet të ndodh me enciklopedinë e cila preku ndjenjat e shqiptarëve, por edhe ofendoi institucione ndërkombëtare siç janë Shtete e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Redaktori i Redaksisë së re, Mitko Maxhunkov ka pranuar se kjo redaksi ende nuk ka marr vendim përfundimtar se çfarë do të ndodh me Enciklopedinë e vjetër për shkak të dallimeve të mëdha që ekzistojnë mes anëtarëve të redaksisë. “Redaksia e re ende nuk ka marë vendim se çfarë do të ndodh me enciklopedinë e vjetër me si redaksi ende nuk kemi aritur konsenzus sepse në mesin e akademikëve egzistojnë dallime të mëdha se çfarë duhet të bëhet me botimin e parë. Një pjesë e akademikëve mendojnë se enciklopedia duhet të mbetet në shitje ndërsa duhet të intervenohet vetëm në pjesët diskutabile , një pjesë tjetër kërkojnë tërheqjen definitive dhe shkatërimin e saj”, deklaroi redaktori i redaksisë së re, Maxhunkov.
Ai ka pranuar se nuk është i kënaqur me punën e deritanishme të redaksisë së re e cila ka marrë obligim të ndryshojmë Enciklopedinë e cila shkaktoi shumë polemika në opinion, sipas të cilit qeveria deri më tani nuk ka siguruar asnjë denarë mjete buxhetore për redaksinë e re.
Akademiku Maxhunkov kërkon nga dy përfaqësuesit shqiptarë në redaksinë e re që të mos përshpejtojnë me vendimin për të braktisur redaksinë.
“Ne nuk duhet që të krijojmë mosmarëveshje dhe pengesa të brendshme kam pasur disa takime edhe me profesorin Ramiz Abdyli dhe akademikun Alajdin Abazi paraimisht se ata janë skeptik se Enciklopedia e re do të ketë sukses. Megjithatë atë duhet ta vendosim në takimin e ardhshëm ku të gjithë redaktorët e rinj duhet të japin mendimet dhe argumentet e tyre dhe më pas të dalim me qëndrim të përbashkët ndërsa vendimin përfundimtar duhet ta merr Kuvendi i ASHAMI-it”, theksoi mes tjerash Maxhunkov. Ky i fundit është distancuar nga veprimet e akademikut Bllazhe Ristevski, i cili para disa muajve promovoi Enciklopedinë.
”Promovimi i Enciklopedisë në Ukrainë ka ndodhur pa dijeninë e ASHAM-it. Ne asnjë nga redaksia e re nuk kemi pasur informacione se kjo Enciklopedi po promovohet në një shtet tjetër. Ajo ka qenë një promovim privat i akademikut Ristevski, i cili ka shkuar në Ukrainë për hulumtime shkencore dhe në një ceremoni private ka promovuar enciklopedinë e vjetër. I gjithë ASHAM-i, dhe Redaksia e re distancohemi nga ky veprim i akademikut Ristevski”, është shprehur Maxhunkov. Ndërkohë anëtarët shqiptarë të Redaksisë së re edhe më tej mbeten në qëndrimin e tyre se do të largohen nga redaksia deri në fund të shtatorit në rast se nuk përfillen kërkesat e tyre. Profesori Abdyli, ka thënë se përfundimisht ka mesi i shtatorit do të definohet punët se si do të lëvizin rreth Enciklopedisë së vjetër. Ai është skeptik rreth hartimit të Enciklopedisë së re për shkak të veprimeve të strukturave albanofobe në ASHAM. Redaksia e re, përveç obligimit që të hartojë Enciklopedinë e parë të Maqedonisë, do të ketë edhe një detyrë shumë të rëndësishme në kthimin e besimit të qytetarëve shqiptarë, si dhe kthimin e imazhit të këtij institucioni të lartë shkencor para faktorit ndërkombëtar. Anëtarët shqiptarë të Redaksisë së re bëjnë të ditur se synimi do të jetë hartimi i një Enciklopedie objektive dhe normale, e jo Enciklopedi kornizë.