Ryno Motors, skuteri elektrik me një rrotë

Portland, 24 gusht - Një projektues amerikan ka realizuar skuterin e parë elektrik me një rrotë të vetme.
Ryno Motors në Portland e ka vënë në jetë projektin e Christopher Hoffmann. Nga pamjet e para nuk duket se ky mjet do të revolucionarizojë transportin, por gjithsesi është një hap përpara. Mjeti arrin shpejtësi deri në 40 km/h dhe peshon 56 kg.
çmimi fillestar është 3500 dollarë por nëse prodhohet në masë, atëherë njerëzit mund ta blejnë për shumë më pak. Njërrotëshi Ryno është fëmija natyral i paraardhësit Segway, makina skuter elektrike me dy rrota e prezantuar në prill 2009 nga General Motors, por që nuk pati sukses global.