Në Gjilan digjen vreshta nga zjarret në hamullore

Gjilan, 25 gusht - Policia e Gjilanit dhe Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e kësaj komune kanë ngritur alarmin për rrezikun që po shkaktojnë zjarret të cilat po ndizen nga persona të papërgjegjshëm në hamullore dhe barishta të thara. Një pishinë në Velekincë është shkatërruar e tëra nga flakët e zjarrit të vëna në hamullore skaj saj. Ndërsa një tjetër zjarr kishte kapluar dy vreshta në Përlepnicë të Gjilanit. Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, togeri Ismet Hashani, ka thënë të mërkurën se ankuesit kanë deklaruar se zjarri fillimisht kishte nisur në disa ara hamullore që gjenden në afërsi të vreshtave, pastaj ka kapluar edhe vreshtat e tyre. Zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes, por edhe përkundër përpjekjeve të tyre, flakët e zjarrit kishin shkatërruar dhe djegur sipërfaqe të tëra të mbjella me vreshtë. Sipas ankuesit të parë, atij i është djegur rreth 1,70 hektar ose 2.400 copë fidane, vlera e dëmit të shkaktuar është e konsiderueshme. Ankuesi i dytë ka deklaruar se edhe vreshta e tij është djegur, rreth një hektar me fidane.
Zjarrit nuk i kanë shpëtuar as varrezat e qytetit. Hashani ka pohuar se derisa patrulla policore e Stacionit Policor të Gjilanit ishte duke patrulluar te varrezat e qytetit në Gjilan, ka hasur në një të dyshuar, 21 vjeç, me vendbanim të përhershëm në Gjilan, duke vënë zjarr në barin e tharë skaj varrezave dhe shtëpive, të cilat janë në afërsi të varrezave. Patrulla policore ka intervenuar me kohë dhe ka lokalizuar zjarrin. Në konsultim me Prokuroni Publik Komunal, i dyshuari është ndalur në mbajtje 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorinë Publike Komunale. Zëdhënësi Hashani ka thënë se për shkak të rrezikut të madh që po paraqesin zjarret dhe dëmeve të mëdha që po shkaktohen, në cilin rast, që kushdo qoftë takohet duke ndezur zjarr në ambiente të hapura do të ndërrmerren masa ligjore.
Edhe drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan, Nazmi Rapuca, ka kërkuar nga fermerët dhe qytetarët që të mos i ndezin sernishtat, sepse krahas rrezikut nga përhapja e zjarrit, shkakton edhe humbjen e materjeve organike, shkatërrimin e gjallesave në tokë, me ç'rast prishet ekuilibri biologjik dhe kimik i tokës dhe vitin tjetër do të ketë rendimete më të ulta të kulturave bujqësore. Rapuca tërheq vërejtjen që të mos ndezen zjarre, sepse kështu shkatërrojmë pasurinë tonë, ambientin dhe ndotim natyrën.