E Shtunë, 31 Tetor 2026

ASHR, kontroll klinikave private per punonjesit dhe kushtet

Autoriteti Shendetesor Rajonal do te testoje cdo gjashte muaj kushtet e klinikave private, numrin e punonjesve te tyre si dhe nese plotesojne te gjitha kushtet e percaktuara per licencimin e tyre. Duke filluar nga ky vit, te gjitha keto institucione shendetesore private do te kene nje mbikeqyres te ri, sic eshte ASHR e cila ka marre tashme te gjitha kompetencat e kontrollit. "Duke filluar nga ky vit, te gjitha klinikat private jane te detyruara te plotesojne nje formular, i cili u kerkon te deklarojne numrin e punonjesve, aparaturat qe kane ne perdorim, kushtet ne te cilat ofrohet sherbimi etj. Nderkohe qe ky kontroll do te ushtrohet nje here ne cdo gjashte muaj, pra dy here ne vit" ka pohuar per gazeten "Koha Jone" drejtori i ASHR-se Mhill Gecaj. Sipas tij, testimi i pare ka filluar gjate muajit janar dhe eshte duke vazhduar edhe gjate ketyre diteve, per shkak se numri i klinikave private eshte shume i madh ne kryeqytet. Duke marre shkas nga denoncimet e kryera nga pacientet por edhe nga rastet e marrjes se infeksioneve te renda, kryesisht ne klinikat dentare te cilet nuk plotesojne kushtet e nevojshme, ASHR ka ngritur nje grup pune me inspektoret perkates, per te pare cilesine dhe standardet qe ofrojne. "Te gjitha klinikat te cilet nuk jane te licencuara, automatikisht do te mbyllen. Kurse per ato klinika, te cilet kane marre nje licence nga Ministra e Shendetesise, por nuk plotesojne standardet per kete sherbim shendetesor, do te merren masat perkatese. Ketu kam parasysh, problemet qe mund te hasen sic jane, shperthimi apo transmetimi i semundjeve infektive" eshte shprehur drejtori i ASHR-se, Mhill Gecaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›