Materniteti i ri, lindjet ulen 20 %
Lindjet per vitin qe sapo lame pas jane ulur pothuajse me 20 per qind vetem per kryeqytetin. Sipas te dhenave te spitalit Obstetrik-Gjinekologjik "Koco Gliozheni" ne Tirane, kane ardhur ne jete 4.138 foshnja ose 862 me pak krahasuar me vitin 2007. "Gjate vitit 2008 spitalit i jane drejtuar per lindje gra nga qyteti dhe fshatrat e Tiranes, por dhe nga rrethet dhe rrethinat e fshatrave te tyre. Nga te dhenat rezulton se kemi 4.138 lindje" ka theksuar drejtoresha e ketij spitali, Rubena Moisiu. Sipas saj, spitalit i jane drejtuar per lindje 2.115 gra nga qyteti i Tiranes, 1.484 nga fshatrat e tij, 325 nga rrethe te tjera, si dhe 214 nga rrethinat e fshatrave te rretheve te tjera. "Numri me i madh i lindjeve ka qene gjate vitit 2007 ku jane regjistruar plot 5 mije lindje, nderkohe qe kete vit numri i tyre eshte ulur pothuajse me 20 per qind" ka pohuar Moisiu. Sipas specialisteve kjo ka ardhur per shkak se shqiptaret tashme kerkojne me pak femije.
Plakja
Per shkak te lindjeve te pakta, vendi yne eshte duke shkuar drejt plakjes. Pavaresisht se Shqiperia njihet si nje vend me popullsi te re, shifrat tregojne se nga viti ne vit numri i lindjeve eshte duke u ulur. Nese vite me pare mosha mesatare e popullsise ka qene 29-vjec, aktualisht mosha mesatare eshte 31.7 vjec. Ne nje studim te kryer pak kohe me pare, tregohet se ne plakjen e popullsise nuk ka ndikuar vdekshmeria, pasi ajo ruan qendrueshmeri, por lindjet e pakta ne nje familje. Tashme sipas studimit, nje familje shqiptare ka normalisht dy femije. Kurse per sa i perket jetegjatesise sipas gjinise, femrat jane me jetegjata se meshkujt. "Verehet se ne totalin e vdekjeve, meshkujt jane ata qe vdesin me shume ne krahasim me femrat, rreth 56% te totalit. Nderkohe qe femrat shqiptare jetojne me shume se meshkujt",- thuhet me tej ne studim, ku shtohet se zgjatja mesatare e jetes ne Shqiperi eshte 77.2-vjec, per femrat dhe 72.4-vjec, per meshkujt.
Shifra