E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

ASTANA – Kazakistani: Azerbajxhani dhe Rusia nuk do të marrin pjesë në hetimin mjeko-ligjor të rrëzimit të avionit

ASTANA, 27 dhjetor /ATSH-AA/ – Një zyrtar i lartë i Kazakistanit ka bërë të ditur se agjencitë e zbatimit të ligjit të Azerbajxhanit dhe Rusisë nuk do të lejohen të marrin pjesë në hetimin mjeko-ligjor të rrëzimit të aeroplanit të ”Azerbaijan Ailines” (AZAL).

”Agjencitë e zbatimit të ligjit të Rusisë dhe Azerbajxhanit nuk do të lejohen të marrin pjesë në hetimin mjeko-ligjor”, tha zëvendëskryeministri i Kazakistanit, Kanat Bozumbayev.

Sipas agjencisë së lajmeve ”Kazinform”, Bozumbayev tha se ”bazuar në procedurat e treguara në Kodin Penal të Kazakistanit këto dy vende nuk mund ta bëjnë zbatimin e ligjit, megjithatë”, theksoi ai, ”ata do të lejohen të marrin pjesë në hetimin e rrëzimit”.

Duke komentuar arsyet e incidentit, Bozumbayev iu përgjigj raporteve të mediave për këtë çështje, duke theksuar se Astana nuk ka marrë asnjë version zyrtar të incidentit as nga Baku dhe as nga Moska.

”Supozimet dhe hulumtimet gazetareske bazohen në disa burime qeveritare. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegë nga Azerbajxhani. Askush nuk na ka treguar ende ndonjë version, zyrtarisht nuk kemi marrë asnjë version as nga Rusia dhe as nga Azerbajxhani. Prandaj, është e pamundur të përgënjeshtrohet ndonjë version”, tha ai.

Sipas zyrtarëve të Kazakistanit, në rrëzimin e avionit ”Embraer 190” humbën jetën 38 persona, ndërsa 29 të tjerë mbijetuan.

”Azerbaijan Airlines” dhe Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë thanë se gjetjet paraprake theksuan një përplasje me zogjtë si shkak të rrëzimit.

Megjithatë, pamjet nga vendi i rrëzimit tregojnë vrima të mëdha të bishtin e avionit, duke ndezur spekulime se ai mund të jetë rrëzuar nga një sulm./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›