E Enjte, 5 Nëntor 2026

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/10/2024

BOTA – “Tetori rozë”, fushata vjetore e ndërgjegjësimit për depistimin e kancerit të gjirit.

MEKSIKO SITI (Meksikë) – Betimi i presidentes Claudia Sheinbaum.

STRASBURG (Francë) – Julian Assange në Strasburg për një ndërhyrje para Këshillit të Evropës.

SHBA – Debati zgjedhor në CBS i kandidatëve për zëvendëspresidentë, demokratit Tim Walz dhe republikanit JD Vance.

BRUKSEL (Belgjikë) – Mark Rutte zëvendëson Jens Stoltenberg në postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

TOKIO (Japoni) – Parlamenti zgjedh zyrtarisht kryeministrin e ri pas një votimi të brendshëm partiak.

PEKIN (Kinë) – 75-vjetori i Partisë Komuniste, festë kombëtare.

PARIS (Francë) – Kryeministri Michel Barnier dorëzon deklaratën e tij të përgjithshme të politikës në parlament.

PARIS (Francë) – CGT bën thirrje për grevë dhe mobilizim për “shfuqizimin e reformës së pensioneve, rritjen e pagave dhe pensioneve”.

STRASBURG (Francë) – European Mobility Expo.

EHNINGEN (Gjermani) – Kancelari Olaf Scholz inauguron qendrën e të dhënave kompjuterike kuantike të IBM, e para e këtij lloji në Evropë.

ATLANTA (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) – 100-vjetori i lindjes së ish-presidentit amerikan Jimmy Carter.

OTAVA (Kanada) – Mocion i ri mosbesimi kundër Justin Trudeau./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›