E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/12/2024

PARIS (Francë) – Miratimi i mundshëm i një mocioni mosbesimi kundër qeverisë së kryeministrit Barnier.

VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Papa Françesku pret në audiencë kryeministrin hungarez, Victor Orban.

BOTA – Publikimi në Netflix i filmit ”That Christmas” nga regjisori britanik Richard Curtis.

BAZA AJRORE ”YOKOTA” (Japoni) – Forca Hapësinore e SHBA hap një njësi në Japoni.

SRIHARIKOTA (Indi) – Nisja e misionit ”Proba-3” të ESA me një raketë indiane ISRO.

PARIS (Francë) – Konferenca ndërkombëtare për energjinë dhe inteligjencën artificiale.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Mbretëresha Camilla dhe zonja e parë franceze Brigitte Macron marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit letrar të Antantës.

PARIS (Francë) – Vendimi në gjyqin e apelit të regjisorit Roman Polanski, i paditur për shpifje nga aktorja britanike Charlotte Lewis.

BRUKSEL (Belgjikë) – Seancë dëgjimore e presidentes Christine Lagarde para Parlamentit Evropian.

OKB – Takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën.

OKB – Mbledhje e Asamblesë së Përgjithshme për Gazën.

MEKSIKO SITI – Konferenca e kimistëve dhe prokurorëve meksikanë dhe amerikanë për luftën kundër drogave sintetike.

MANAMA (Bahrain) – Kampionati Botëror i Peshëngritjes IWF./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›