E Martë, 3 Nëntor 2026

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/4/2025

KAJRO (Egjipt) – Vizitë e presidentit francez, Emmanuel Macron.

JERUSALEM – Gjykata e Lartë izraelite shqyrton apelin për të lejuar hyrjen në Rripin e Gazës për gazetarët e huaj.

IWO JIMA (Japoni) – Vizita e perandorit Naruhito në Iwo Jima për të nderuar ushtarët e vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

KUALA LUMPUR (Malajzi) – Takimi i ministrave të Jashtëm të ASEAN dhe guvernatorëve të Bankave Qendrore.

TALIN (Estoni) – Vizitë e presidentit polak, Andrzej Duda.

BRUKSEL (Belgjikë) – Vendimi i gjykatës për kërkesën e princit Laurent të Belgjikës, vëllait të mbretit Philippe, për të përfituar nga mbrojtja sociale.

GJENEVË (Zvicër) – OBSH publikon një raport mbi evolucionin e vdekshmërisë amtare midis 2000 dhe 2023.

NUUK (Danimarkë) – Hapja e seancës së re të parlamentit të Groenlandës.

LUKSEMBURG (Luksemburg) – Takimi i ministrave të Tregtisë së BE-së për tregtinë midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara dhe midis BE-së dhe Kinës.

FORT WORTH (Shtetet e Bashkuara) – Fillon padia e X kundër grupit mbikëqyrës të medias ”Media Matters”.

OKB – Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së me komandantët e misioneve paqeruajtëse.

LOS ANXHELES (SHBA) – Tenistja dhe aktivistja amerikane Billie Jean King zbulon yllin e saj në Bulevardin e Hollivudit, ”Walk of Fame”./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›