Parashikimi i motit, e hënë, 7 prill

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti sot parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht më të theksuara në zonën veriore e lindore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 11-17 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/13 | Diell re |
| Kukës | -2/5 | Diell re |
| Lezhë | 5/14 | Diell pak re |
| Dibër | -3/5 | Diell re |
| Durrës | 5/13 | Diell pak re |
| Tiranë | 4/14 | Diell pak re |
| Elbasan | 4/13 | Diell re |
| Berat | 4/15 | Diell pak re |
| Vlorë | 6/13 | Diell pak re |
| Korçë | -2/6 | Diell re |
| Gjirokastër | 0/14 | Diell re |
| Sarandë | 6/15 | Diell re |