AXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/4/2025

JERUSALEM – Gjykata e Lartë shqyrton apelimin kundër shkarkimit të shefit të Shin Betit.
TOKIO (Japoni) – Vizitë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte.
PARIS (Francë) – Klima – Raporti i motit për muajin mars në mbarë botën (Copernicus).
OSLO (Norvegji) – Vizitë shtetërore nga presidentja islandeze Halla Tomasdottir.
LONDËR (MB) – Shpallet lista e ngushtë e çmimit Booker 2025.
BAJKONUR (Kazakistan) – Nisja e anijes kozmike ”Soyuz MS-27” me katër rusë në bord.
PARIS (Francë) – Argumentet mbrojtëse të Nicolas Sarkozy në ditën e fundit të gjyqit libian.
CASERTA (Itali) – Ministri i Jashtëm Antonio Tajani pret homologun e tij holandez Caspar Veldkamp.
LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Kryeministri Keir Starmer flet në komisionin parlamentar të ndërlidhjes.
OKB – Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.
SAN ISIDRO (Argjentinë) – Dëgjimi në gjyqin e shtatë profesionistëve mjekësorë për neglizhencë të mundshme që çoi në vdekjen e Diego Maradonas./ a.jor.