E Martë, 3 Nëntor 2026

UASHINGTON – Trump: Iranianët në rrezik të madh nëse marrëveshja për armët bërthamore dështon

UASHINGTON, 8 prill /ATSH/- SHBA do të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Iranin për programin e tij bërthamor, tha sot presidenti amerikan, Donald Trump, sipas AP.

“Iranianët se do të jenë në “rrezik të madh” nëse bisedimet nuk arrijnë të bindin Teheranin të braktisë programin e armëve bërthamore”, tha presidenti amerikan.

Nga ana e tij, Irani konfirmoi se bisedimet do të zhvilloheshin, por këmbënguli se ato do të ishin diskutime indirekte përmes një ndërmjetësi.

Trump, në një deklaratë për gazetarët, pas takimit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu tha se bisedimet do të nisnin të shtunën, më 12 prill.

Ai këmbënguli se Teherani nuk mund të prodhonte armë bërthamore. “Ne po merremi me ta drejtpërdrejt dhe ndoshta do të arrihet një marrëveshje”, tha Trump.

I pyetur nëse ai do të angazhohej në veprime ushtarake kundër Iranit – nëse negociatorët e tij nuk do të ishin në gjendje të binin dakord me Teheranin – Trump u përgjigj se Irani do të ishte në rrezik të madh.

“Nëse bisedimet nuk janë të suksesshme, mendoj se do të jetë një ditë shumë e keqe për Iranin”, tha Trump.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi këmbënguli se bisedimet do të ishin indirekte.

“Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të takohen të shtunën në Oman – për bisedime indirekte të nivelit të lartë,” shkroi Araghchi në X.

“Kjo është jo vetëm një mundësi por edhe një provë. Është përgjegjësia e Amerikës që të ndërmarrë veprimet e radhës”, shtoi ai. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›