Parashikimi i motit, e martë, 8 prill 2025

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se depërtimi i masave ajrore relativisht të thata dhe të ftohta me origjinë veriore do të bëjë që edhe për ditën e martë vendi ynë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti do të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash, të cilat më të theksuara paraqiten në veri e lindje të territorit.
Era do të fryjë me drejtim me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8-16 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 3/12 | Diell re |
| Kukës | -6/5 | Diell re |
| Lezhë | 4/12 | Diell re |
| Dibër | -5/7 | Diell re |
| Durrës | 4/15 | Diell re |
| Tiranë | 4/14 | Diell re |
| Elbasan | 4/14 | Diell re |
| Berat | 4/15 | Diell re |
| Vlorë | 5/14 | Diell re |
| Korçë | -4/6 | Diell re |
| Gjirokastër | 3/14 | Diell re |
| Sarandë | 6/15 | Diell re |