AXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/12/2024

VJENË (Austri) – Mblidhet Bordi i Jashtëzakonshëm i Guvernatorëve të IAEA-së me kërkesë të Ukrainës në përgjigje të sulmeve ruse.
VARSHAVË (Poloni) – Vizitë e presidentit francez, Emmanuel Macron.
BERLIN (Gjermani) – Takimi i disa shefave të diplomacisë nga vendet evropiane dhe Ukraina.
FRANKFURT (Gjermani) – Konferencë për shtyp e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për politikën monetare në eurozonë.
BEOGRAD (Serbi) – Verdikti në gjyqin e të dyshuarit të akuzuar për të shtënat e vitit 2023 në Mladenovac, të cilat shkaktuan nëntë të vdekur.
VILNIUS (Lituani) – Betimi i qeverisë së re.
BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i ministrave të Brendshëm të BE-së.
LOZANË (Zvicër) – Gjykata federale duhet të vendosë nëse do të rivotojë moshën e pensionit të grave në një seancë publike.
LONDËR (MB) – Ankandi i ”Dawson” i dokumenteve të ”Beatles”, të sapo zbuluara.
VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Papa Françesku kryeson meshën për Virgjëreshën Mari të Guadalupes.
NJU JORK (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) – Premiera e serialit “Dexter: Original Sin”.
OKB – Takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Afganistanin.
LOS ANXHELES (SHBA) – Aktori britanik, Jude Law zbulon yllin e tij në ”Hollywood Walk of Fame”.
BOGOTÁ (Kolumbi) – Prezantimi i një raporti mbi eksportet e paligjshme të arit./ a.jor.