E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e enjte, 12 dhjetor 2024

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe me vranësira të pakta kalimtare. Në relievet malore në lindje vranësirat do të jenë mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe kalimtare shoqëruar me reshje shiu në formën e pikave. Parashikohet po ashtu mjegull e dendur lokale / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, shoqëruar me valëzimin në detë të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/14 Diell pak re
Kukës 3/9 Diell re
Lezhë 7/13 Diell pak re
Dibër 2/10 Diell re
Durrës 7/18 Diell pak re
Tiranë 7/16 Diell pak re
Elbasan 6/16 Diell pak re
Berat 4/16 Diell pak re
Vlorë 5/16 Diell pak re
Korçë -1/9 Diell re
Gjirokastër 1/13 Diell pak re
Sarandë 4/16 Diell pak re

 

                                                                       

           

                          

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›