E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/3/2025

ARABI SAUDI – Bisedimet Rusi-SHBA për një armëpushim të kufizuar në Ukrainë.

SEUL (Kore e Jugut) – Seanca e dytë në gjyqin penal të presidentit të pezulluar Yoon Seok Yeol për kryengritje.

TOKIO (Japoni) – Vizitë shtetërore e presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva.

LE VERNET (Francë) – 10 vjetori i rrëzimit të një ”Airbus A320” nga linja ajrore gjermane ”Germanwings” në Alpet Franceze.

PARIS (Francë) – Gjyqi i aktorit Gérard Depardieu për sulm seksual ndaj dy grave.

TULOUZ (Francë) – Samiti i ”Airbus” për të ardhmen e aviacionit dhe sfidat me të cilat përballet sektori.

PARIS (Francë) – Samiti ”Demokraci dhe Liri”.

OKB – Takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ardhmen e operacioneve paqeruajtëse.

CIUDAD DARIO (Nikaragua) – Ceremonia e gurthemelit për ndërtimin e një termocentrali diellor me teknologji dhe kredi kineze.

BUENOS AIRES (Argjentinë) – Marshimi në Ditën Kombëtare të Kujtimit për të Vërtetën dhe Drejtësinë me rastin e 49-vjetorit të grushtit të shtetit të vitit 1976./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›