E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sot sfida Shqipëri – Andorrë, kuqezinjtë janë favoritë

TIRANË, 24 mars /ATSH/ Shqipëria do të përballet sonte me Andorrën në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare”, një sfidë të vlefshme për raundin e dytë të grupit K, në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Kuqezinjtë e Sylvinhos, pavarësisht humbjes ndaj Anglisë, kërkojnë fitoren ndaj Andorrës. Historiku i përballjeve mes dy ekipeve flet në favor të Shqipërisë, e cila ka fituar katër nga pesë takimet e fundit, ndërsa Andorra ka shënuar vetëm një herë në dhjetë ndeshjet e fundit. Kuqezinjtë mbeten të pamposhtur në 10 nga 14 sfidat e fundit në shtëpi dhe kanë fituar tre nga katër ndeshjet e fundit në “Arenën Kombëtare”.

Andorra vjen në këtë përballje me një ecuri negative, pa fitore prej më shumë se dy vitesh, që nga shtatori 2022. Statistikat e saj në kualifikueset e Kupës së Botës janë tejet të dobëta, me vetëm katër fitore në 63 ndeshje.

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›