AXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/3/2025

JERUSALEM – Konferencë mbi antisemitizmin me Jordan Bardella dhe Marion Maréchal.
SHANGAI (Kinë) – Ekspozita e gjysmëpërçuesve SEMICON Kinë 2025.
XHAKARTA (Indonezi) – Vizita e ministrit të Jashtëm francez Jean-Noël Barrot.
TALIN (Estoni) – Parlamenti voton amendamentin kushtetues për të kufizuar të drejtën e votës në zgjedhjet lokale.
LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Kancelarja e Thesarit Rachel Reeves mban fjalimin e saj mbi financat publike.
MILAN (Itali) – Seanca paraprake e ministres italiane të Turizmit, Daniela Santanche për mashtrim të dyshuar gjatë pandemisë Covid-19.
BERLIN (Gjermani) – Presidenti Frank-Walter Steinmeier pret pengjet e liruar dhe familjet e tyre.
BUKURESHT (Rumani) – Partia e ekstremit të djathtë AUR bën thirrje për demonstrata përpara zgjedhjeve presidenciale.
KINGSTON (Xhamajka) – Vizita e kreut të diplomacisë amerikane.
COCHABAMBA (Bolivi) – Gjyqi i dy ish-priftërinjve katolikë spanjollë të akuzuar për fshehjen e rasteve të pedofilisë në Bolivi.
BOGOTÁ (Kolumbi) – Konferenca për shtyp e Human Rights Watch mbi krizën humanitare në kufirin me Venezuelën./ a.jor.