Rama: U kthejmë shkodranëve pamjen e mahnitshme të Bunës pas kaosit “liridemokratik”

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Hyrja e qytetit të Shkodrës do të ketë një pamje të re, pasi ka nisur tashmë zbatimi i projektit që pritet ta transformojë këtë pjesë të qytetit në një pikë të denjë për Shkodrën dhe reputacionin e shkodranëve.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë pamje nga hyrja në Shkodër duke u shprehur se ka “nisur puna për t’u kthyer shkodranëve pamjen e mahnitshme të liqenit dhe Bunës, e cila u muros pas shëmtisë së kaosit “liridemokratik””.
Projekti për hyrjen e qytetit të Shkodrës, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me vlerë 5 milionë euro synon transformimin e kësaj zone në një hapësirë multifunksionale dhe rekreative.
Ky projekt përfshin krijimin e një parku prej 17-18 hektarësh, që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike si dhe hapësira për aktivitete dhe koncerte. /e.i/ /a.g/