E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KOPENHAGË – Danimarka mirëpret ndryshimet e SHBA-së lidhur me vizitën në Groenlandë

KOPENHAGË, 26 mars /ATSH-DPA/- Danimarka mirëpriti sot një vendim të SHBA-së për të kufizuar vizitën e planifikuar në Groenlandë në një bazë ushtarake, pasi planet shkaktuan një grindje midis Kopenhagës dhe Shtëpisë së Bardhë mes interesit të presidentit, Donald Trump për të marrë nën kontroll ishullin, sipas “Reuters”.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen tha dje se vizita e planifikuar e Usha Vance, bashkëshortja e zëvendëspresidentit të SHBA-së, JD Vance, në një garë popullore me qen në Groenlandë këtë javë ishte pjesë e një “presioni të papranueshëm” në territorin gjysmë autonom danez.

Shtëpia e Bardhë njoftoi dje se delegacioni do të kryesohej nga vetë JD Vance, por se do të vizitonte vetëm bazën hapësinore të SHBA-së në Pituffik në Groenlandën veriore dhe jo garën e sajë me qen, një ngjarje e madhe sportive vjetore.

“Unë mendoj se është shumë pozitive që amerikanët anuluan vizitën e tyre në shoqërinë groenlandeze. Në vend të kësaj, ata do të vizitojnë bazën e tyre, Pituffik, dhe ne nuk kemi asgjë kundër kësaj”, tha ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen për transmetuesin DR.

Që nga vizita private e Donald Trump Jr. në ishullin e pasur me minerale në janar, Trump ka folur vazhdimisht për aneksimin e Groenlandës dhe u ka kërkuar banorëve të saj t’i bashkohen Shteteve të Bashkuara.

Sondazhet kanë treguar se pothuajse të gjithë Groenlandezët kundërshtojnë të bëhen pjesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe protestuesit anti-amerikanë kanë organizuar së fundmi disa nga demonstratat më të mëdha që janë parë ndonjëherë në Groenlandë.

Protesta të ngjashme ishin planifikuar në lidhje me vizitën e Vance.

Karsten Honge, një anëtar i parlamentit danez në Kopenhagë, tha se vendimi i SHBA-së për të mos marrë pjeëe në garën me qen në qytetin e Sisimiut, si dhe një udhëtim në kryeqytetin Nuuk, dukej se ishte bërë nga nevoja.

“Ata po e bëjnë këtë për arsyen e qartë se nëse do të ishin shfaqur në Nuuk ose Sisimiut, ata ndoshta do të ishin pritur nga demonstrata me pankarta dhe njerëz që bërtisnin ‘Yankees shkoni në shtëpi'”, tha Honge për transmetuesin danez TV2.

Ushtruesi i detyrës së kreut të qeverisë së Groenlandës, Mute Egede, e etiketoi vizitën një “provokim”, pasi ajo përkon me bisedimet e koalicionit qeveritar pas zgjedhjeve të fundit parlamentare si dhe zgjedhjeve komunale që do të priten javën e ardhshme.

Brian Hughes, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha dje se delegacioni kishte për qëllim të mësonte për Groenlandën, kulturën, historinë dhe njerëzit e saj.

Frederiksen ka kundërshtuar nocionin e një vizite private me përfaqësues zyrtarë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›